
Një person është shpallur në kërkim pasi paraditen e kësaj të mërkure pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali më Kurbin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku 33 vjeçari Gentjan Markaj, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Stakaj.
Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.
Autori i dyshuar, Gentjan Markaj sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



