
Policia e Kavajës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në zyrënn e Partisë Demokratike. Sipas uniformave blu, është identuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes së shtetasit Bledar Okshtuni, 25 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, ku shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 25 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kush është autori
Personi i shpallur në kërkim për të shtënat me armë në zyrën e PD-së në Kavajë quhet Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri. Burimt nga policia bëjnë të ditur se Jonuzi është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.



