Me makinë të vjedhur me kokainë me vete, përplasin dhe policinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Me makinë të vjedhur me kokainë me vete, përplasin dhe policinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të cilët lëviznin me një makinë të vjedhur, me kokainë dhe armë të ftohtë me vete, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezultonin të dyshuar si bashkëpunëtorë për vjedhje të ndryshme në disa qytete.  

Efektivët e komisariatit Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të policisë, brenda të cilit ishin dy punonjës police, duke mbetur të dëmtuar.

Drupal Ad

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje dhe E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy