Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy persona

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania drejt vendit tonë.

Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.  

 -si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi serb I. B., 50 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy