
Dy persona në Bulqizë prezantohen si punonjës policie dhe i marrin me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash.
Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të së martës, dy persona që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Dy të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.



