Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin me iniciale N. R dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit M. T., 25 vjeç dhe A. B., 39 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu janë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 21 vjeç, banues në Patos, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 25 vjeç, banues në Patos dhe A. B., 39 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu janë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



