Rrugorja e Gjirokastrës me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, 367 gjoba dhe 4 patenta të pezulluara

Rrugorja e Gjirokastrës me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, 367 gjoba dhe 4 patenta të pezulluara

Policia e Gjirokastrës njofton se në javën që lamë pas ka arrestuar tre shoferë, ka pezulluar 4 patenta dhe janë vendosur 367 gjoba.

Konkretisht specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas testit të alkoolit, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur "Ura e lumit", Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestuar në flagrancë shtetasi A. G., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me një mjet tjetër, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

•Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

•Janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

- 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

- 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 120 masa për parakalime të gabuara;

- 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;

- 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

- 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy