Qëlloi me armë zjarri, 62-vjeçari bie në prangat e policisë

Qëlloi me armë zjarri, 62-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 62-vjeçar me inicialet H.D., me banim në fshatin Paraspuar, Poliçan, përfundoi në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve".

 

NJOFTIMI

Qëlloi me armë zjarri në ajër, vihet në pranga 62-vjeçari.

Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në fshatin Paraspuar, Poliçan, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të strukturave të Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy