Reforma në Drejtësi ka bërë bashkë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryeprokurorin Kombëtar kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, Crin Bologa dhe delegacionin e tij.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranoishme në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e integritetit”, tha se lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, ndërsa nënvizoi se janë marrë një sërë masash për ta eleminuar.
“Të mos humbim vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit. Smund të nashkalojmë faktin se lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Gjatë 2020 ngritëm për herë të parë një mekanizëm të ri rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Ky rrjet i posaçëm për shkak se është mekanizëm i jashtëm ndjek rast pas rasti çdo sinjalizim që vjen nga qytetarët.
Në 2020 kemi filluar për herë të parë zbatimin e planit të integritetit të ministrisë së Drejtësisë. Po ndjekim angazhimet e marra përsipër në samitin e Berlinit. Lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, një anë është ndërgjegjësimi i brezave të rinj. Për të eleminuar hapësitrat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online. Falenderojmë Be për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë që të kemi rezultate të dukshme pozitive.
Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit. Edhe DASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit. Ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Gjonaj.
Ministrja tha se me ambasadën italiane per herë të parë do fusin në kurrikula antikorrupsionin si projekt-pilot.
“Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim.
Jemi munduar maksimalisht dhe do të vijojmë ta zgjerojmë punën tonë ndërgjegjësuese përmes bashkëpunimeve me partnerë solidë në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në 2020 është miratuar Strategjia e Komunikimi dhe Vizibilitetit në kuadër të luftës kundër korrupsionit, ku falë një bashkëpunimi të frytshëm me Delegacionin e BE-së, Ambasadën Hollandeze, dhe Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, shoqerinë civile dhe grupet e interesit, i kemi dhënë jetë një iniciative që ka kulmuar me dy fushate të përbashkëta kundër korrupsionit, përkatësisht edukimit të qytetarëve nëpërmjet Javës së Integritetit, ku mbi 70 partnerë nga administrata publike, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit kanë marë pjesë. Për këtë arsye dua të falenderoj Ambasadorin Soreca, për të gjithë mbështetjen që Bashkimi Evropian me strukturat e saj I ka dhënë Shqipërisë, mbështetje si teknike ashtu edhe financiare për të sjellë rezultate të dukshme pozitive. Për herë të parë Shqipëria, në monitorimin e kryer nga GRECO arriti të ketë një rezultat shumë të mirë ku nga 10 rekomandime zbatoi 9 prej tyre plotësisht të lidhura me masat në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria tashmë është nën një monitorim të ri nga GRECO për të cilën do duhet të raportojmë zbatimin e tyre në 2022, dhe për këtë arsye falenderoj znj Juncker, e cila ka shprehur të gjithë mbështetjen në politikat tona kundër korrupsionit.
Ajo thekson se nga 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi.
“Nëpërmjet Reformës në Drejtësi, nga njëra anë, po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vetingut, ku nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi. Dhe nga ana tjetër lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj. Unë jam besimplotë që Prokuroria e Posaçme së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetja e Qeverisë Shqiptare dhe e mazhorancës ka qenë e pakushtëzuar drejt institucioneve të reja të drejtësisë dhe në veçanti për strukturat e posaçme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo e konkretizuar edhe në ndryshimet e fundit ligjore që u miratuan, duke i dhënë mundësi fokusimit të strukturave të posaçme në çështjet e korrupsionit të konsiderueshëm, por edhe në mbështetjen për një trajtim më të mirë financiar për shkak të vështirësisë që kanë duke u trajtuar me 80% më shumë se paga e një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm sot. Prokurorët e SPAK-ut sot janë më pozicionet më të paguara në krahasim me të gjithë funksionarët e lartë brenda dhe jashtë sistemit. Ashtu siç u bë e mundur trajtimi financiar më Iimirë për drejtuesen e BKH-së, për hetuesit edhe stafet e tyre administrative”, tha ajo.
Ministrja Etilda Gjonaj renditi arritjet kundër korrupsionit:
- Verifikimi i integritetit dhe vleresimi per drejtorine e pergjithshme te burgjeve
- Projekti pilot per kurrikualet e shkolles per antikorrupsionin me partneret italiane
- Të gjithë aktoret bashkarisht me të njejtën qëllim për të arritur rezultatet e reformes në drejtesi
- bashkepunimi rajonal nëpërmjet Rai
- Zbatimi i rekomandimeve te greco ne raudin e 4 dhe ndjekja e monitorimit te 5
- Funksionimi i rrjetit antikorrupsion/ priten raste konkrete
- Kemi dhene mbeshtetjen per institucionet e posacme per antikorrupsionin , pergjejgesia e tyre tashme per t ebere rezultate
- Rezultate te mira te prokurorise se psoacme dhe bkh ne nje kohe te shkurter / premisa per te bere sukses
- Vullneti i qeverise per 4 vitet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit ne nivel tjeter.
Pas pesë vitesh nga miratimi i reformës në Drejtësi, dëshmohet qartë se vullneti ka qënë i palëkundur, se nuk jemi stepur në asnjë moment për ta çuar përpara me hapa solidë procesin më transformues në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, kjo nga ne si maxhorancë, si qeveri, por edhe nga vetë partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE, të cilët në asnjë moment nuk kanë rreshtur së dhëni mbështetje zbatimit të reformës në drejtësi.
Nëpërmjet "Vetting"-ut po pastrohet rrënjësisht sistemi i drejtësisë nga elementët e korruptuar, joprofesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin. Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% janë larguar nga sistemi.
Strukturat e reja të posaçme me luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, me pasuri të sekuestruara brenda dhe jashtë sistemit.
Jam besimplotë se SPAK-u bashkë me BKH-në që sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.



