Atentati ndaj aktorit, gjykata jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

Atentati ndaj aktorit, gjykata jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 4 të arrestuarit si të implikuar në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur në Tiranë.

Gjykata dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ervin Zallumin dhe Shkëlzen Buçin, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Trim Hidrin. Për Ermir Tolën gjykata vendosi ‘Arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike’. Ndërkohë për Miklar Tolen gjykata vendosi ‘arrest me burg’ gjatë ditës së djeshme.

Sipas oragnit te akuzes, krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje dhe janë paguar 80 mijë euro. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë. Shkëlzen Buci ishte në rolin e ekzekutorit dhe iu gjend arma e krimit.

Të arrestuarit:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, porositësi

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, autori i atentatit

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy