Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet ku një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytet Studenti, ku në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi Henri Haxhiaj, rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



