
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se “prej janarit të këtij viti, edhe në gjashtë përfaqësi të tjera diplomatike ka nisur shërbimi për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit”.
“Mbi 65 mijë aplikime të kryera përmes portalit e-Albania, ndërkohë që 481 shtetas të kategorive të veçanta janë asistuar nga punonjësit e zyrave konsullore”, thekson MEPJ.
Krahas 14 ambasadave e konsullatave, ku aktualisht ofrohet shërbimi për dokumentet e identifikimit, po punohet që ky shërbim të ofrohet edhe në vendet më të largëta, ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.
Deri në 2020 këto shërbime ofroheshin në katër ambasada e konsullata.
Prej muajit janar 2021 këto shërbime ofrohen edhe në Bari, Stamboll, Vjenë, Stokholm, Paris dhe Berlin.



