
Vetëdorëzohet në polici Aurel Shurbi, autori i ngjarjes së mbrëmshme në Kurbin, në vendin e quajtur Ura e Drojes.
30-vjeçari plagosi në pjesën e këmbëve Agron Memën 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Lekën 30 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal.
Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon me zbardhjen e plotë të rrethanave.



