Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua nga policia vendore në Vlorë, pas një konflikti në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Një 38-vjeçar me inicialet A. SH. u arrestua në flagrancë pasi mbante me vete dhe një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, pas marrjes së informacionit për një konflikt mes shtetasve A. Sh., 39 vjeç, dhe B. J., 30 vjeç, oficerët ndërhynë menjëherë.
Gjatë kontrollit, i dyshuari tentoi të fshehë armën në një lulishte, por u kap dhe arma u sekuestrua si provë materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia Vlorë garanton angazhim maksimal për rendin dhe sigurinë publike, duke reaguar ndaj çdo rasti që cenon qetësinë e qytetarëve.



