Policia ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Lushnja, pasi i lëvizte i armatosur në qytet, duke krijuar panik për qytetarët. Janë arrestuar pesë miq të tij për mos kallëzim krimi, pasi ishin në një tavolinë me 21-vjeçarin.
Policia lokalizoi një bar-kafe në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dhe ndërhyri për të kontrolluar situatën. Gjatë operacionit, në xhepin e një xhupi që ishte lënë në karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinj, u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak.
Identifikimi tregoi se xhupi i përkiste shtetasit Marlind Sulo, 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kishte lënë lokalin pak minuta më parë dhe do të kthehej përsëri.
Në vijim, u arrestuan 5 të rinj, shokë të tij: Eri Kasapi, 20 vjeç, Saviol Shehu, 24 vjeç, Gledion Mullai, 21 vjeç, Helio Toli, 20 vjeç dhe Lusian Sulo, 22 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi nuk deklaruan se kujt i përkiste xhupi dhe arma.
Kontrolli në banesën e 21 vjeçarit nxori municion luftarak (fishekë). Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan: armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit. Policia vijon punën për kapjen e tij.



