Arresti për drejtoreshën e SHISH, Dervishi: Një nga ngjarjet më të frikshme, Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Arresti për drejtoreshën e SHISH, Dervishi: Një nga ngjarjet më të frikshme, Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka komentuar zhvillimet e fundit, ku drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua sot nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” nga SPAK.

 

I ftuar në MCN, Dervishi tha se kjo është një nga ngjarjet më të frikshme që duhet të trondisë themelet e një shteti. Gazetari shtoi se në këtë aferë ka edhe emra të tjerë të përfshirë. 

 

Kjo është një nga ngjarjet më të frikshme që duhet të trondisë themelet e një shteti. Por sigurisht në shtetin tonë do të jetë zhurma e radhës, të arrestosh shefen e shërbimit sekret është një gjë shumë e rëndë dhe akuza, nxjerrja e sekretit hetimor, është shumë e rëndë në lidhje me dosjen e askujt.

 

 Çdo gjë ka ardhur nga sekuestrimi i telefonit të Ergys Agasit. Ajo është një nga njerëzit më të besuar të shtetit dhe tjetri është ish-drejtori i përgjithshëm i policisë. Unë them se ka një numër të tjerë njerëzish deri tek gazetarë dhe analistë të përfshirë në këtë aferë. Kur këta dy ranë në rrjetën e SPAK, të mendojmë se pjesa tjetër janë brenda, sepse janë edhe profesionistë të fushës.

 

Dervishi ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Presidenti i vendit Bajram Begaj. Ai theksoi se nëse presidenti nuk mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë ngjarje, atëherë atij duhet t'i vihet direkt në ballë vula e qelbësirës.

 

Gazetari tha se Ergys Agasi gëzonte një pushtet pothuajse të padiskutueshëm në vend. Sipas tij, Agasi dyshohet se kishte nisur të ndërtonte një strukturë të mirëfilltë e të pistë të një shteti paralel.

 

Ergys Agasi kishte pushtet të padiskutueshëm dhe nisi të ndërtonte një shtet paralel të pistë, ishte kryeministri në hije i botës kriminale dhe të errët. Ai vendoste mes shtetit të dukshëm dhe të padukshëm, bënte lidhjet mes politikës dhe krimit. Para dy vitesh kemi dëgjuar se Vlora Hyseni është takuar me Ergys Agasin në Durrës. Nëse Begaj për këtë nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, t'i vihet në ballë vula e qelbësirës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy