Dita e të Pagjeturve në Kosovë/ Ende nuk dihet fati i 1,600 personave të zhdukur nga Serbia

Dita e të Pagjeturve në Kosovë/ Ende nuk dihet fati i 1,600 personave të zhdukur nga Serbia

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve, ndërkaq ende nuk dihet fati i më shumë se 1,600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, sot shënohet përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë, në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviçit më 27 prill 1992.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve dhe më pas në Mejë të Gjakovës.

Ndryshe, ende nuk dihet fati i më shumë se 1600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy