Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Plagosja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se për motive të dobëta, A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me thikë Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”.

Pas plagosjes i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë 41-vjeçari Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy