U kapën me 96 kg kanabis në furgon, vihen në pranga 4 trafikantët në Shkodër

U kapën me 96 kg kanabis në furgon, vihen në pranga 4 trafikantët në Shkodër

Sekuestrohen mbi 96 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëri me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Bzheta”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës.

Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy