Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë–Pogradec, nga ku ka mbetur e vdekur një grua. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg.
Makina tip "Renault", ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Më vonë, gruaja ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka shkuar pranë vendit të aksidentit për të sqaruar rrethanat.



