
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e pasdites së sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku një çift të rinjsh kanë humbur jetën si pasojë e një konflikti mes tyre në një apartament të marrë me qira ditore.
Sipas burimebe nga Policia, 31-vjeçarja është shtetase e huaj nga Gana, e identifikuar si Jawsackie Jaboah. Ajo dyshohet se është qëlluar me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në banesën e marrë me qira, në katin e tetë të një pallati në rrugën “Pjetër Budi”.

Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.
Deri më tani nuk dihet se çfarë lidhje kanë pasur 26-vjeçari dhe shtetësja e huaj teksa policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën.



