Dënohet me 11 vjet burg themeluesja e “Theranos”, Elizabeth Holmes

Dënohet me 11 vjet burg themeluesja e “Theranos”, Elizabeth Holmes

Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me më shumë se 11 vjet burg për mashtrimin e investitorëve në përpjekje për t’i bindur ata se kompania e saj e re “Theranos” kishte zhvilluar një pajisje mjekësore revolucionare, që mund të diktonte një sërë sëmundjesh dhe gjendjen shëndetësore, vetëm përmes një analize gjaku, që dikur vlerësohej në 9 miliardë dollarë (7.5 miliardë paund).

Dënimi i caktuar të premten nga gjykatësi Edward Davila ishte më i shkurtër se dënimi 15-vjeçar i kërkuar nga prokurorët federalë. Por, dënimi ishte shumë më i ashpër sesa ulja që kishte kërkuar ekipi i saj ligjor për nënën e një djali një vjeçar, e cila është shtatëzënë.

Një juri e shpalli në janar të këtij viti themeluesen 38-vjeçare të kompanisë “Therano”, Elizabeth Holmes fajtore për dy akuza për mashtrim financiar dhe dy akuza për komplot, për të kryer mashtrim financiar.

Ngritja e shpejtë e sipërmarrëses Holmes çoi në shfaqjen e saj në artikuj të shumtë të revistave të njohura të biznesit, ku ajo konsiderohej si një pionere në fushën e teknologjisë, dhe krahasohej me ish-drejtuesin e kompanisë Apple, Steve Jobs.

Propozimi i saj mashtrues tërhoqi një numër investitorësh të famshëm, përfshirë manjatin e programeve kompjuterike, Larry Ellison, atë të medias Rupert Murdoch, dhe familjen Walton, e cila është pronare e kompanisë Walmart.

Me sytë e mbushur me lotë, ajo pranoi para gjykatësit përgjëgjësinë për veprimet e saj. “Pendohem për të gjitha dështimet e mia”, tha ajo.

Gjykatësi i dha zonjës Holmes, e cila është shtatëzënë, më shumë se pesë muaj në liri para se ajo të fillojë dënimin me burg më 27 prill. Ajo lindi fëmijën e parë vitin e kaluar, pak kohë para se të fillonte gjyqi kundër saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy