Tjetër aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

Tjetër aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

Një tjetër aksident me pasoj vdekje ka ndodhur mbrëmjen sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç dhe si pasoj e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në afërsi të fshatit Gajush, në aksin rrugor Lezhë-Laç. Nga të dhënat e para mësohet se një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. 

Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po ecte në anë të rrugës kur është aksidentuar.  Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa ka nisur punën për hetimet dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy