
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vithkuq të Korçës, ku është përdhunuar një vajzë 23-vjeçareje me probleme mendore. Korrespondentja e Mcn Tv bën me dije se në pranga si autor i dyshuar ka rënë kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo.
Mcn ka arritur të sigurojë foton e 29-vjeçarit i cili është arrestuar këtë të enjte nga uniformat blu.
Në njoftimin e policies thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”.



