Sa i përket skandalit të kalimit te ilaçeve nga spitali Onkologjik te farmacitë private, gazetari Erion Skëndaj, e cilëson një skemë të kamotshme.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai tha se më i forti ‘mbijeton’ duke e blerë në farmaci.
Unë kam edhe disa histori suksesi dhe mungesë të ilaçeve. Kur nuk ka ilaçe për të gjithë fillojnë këto dallavere i mbajnë poshtë, nuk ka ilaçe përgjatë tërë vitit.
Nuk ka për të gjithë se kushton 1 mijë € një flakon. Më i forti mbijeton, ai që ka para dhe paguan.
Është e njëjta vrasje që të bësh një dozë gjysme dhe të bësh një dozë në 35 ditë sesa në 21 ditë.
Është skemë e realizuar gjithmonë.



