Burri denoncon zhdukjen e gruas, policia: Dyshohet të jetë hedhur në një grykë shpelle

Burri denoncon zhdukjen e gruas, policia: Dyshohet të jetë hedhur në një grykë shpelle

Një 48-vjeçare është gjetur e pajetë, pas denoncimit të bërë nga të afërmit e saj në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shkodrës, mësohet se shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire, Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Pas denoncimit të bërë, efektivët e policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e kësaj shtetase. “Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H. Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy