Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur në qendër të qytetit, ku ndezën qirinj dhe kërkuan drejtësi për të renë, e cila i dha fund jetës pas dhunës që dyshohet se është ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia.
Mes lotëve dhe dhimbjes, të pranishmit përsëritën thirrjen që e vërteta për ngjarjen të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Familjarët shprehen se prej dy muajsh po përballen jo vetëm me plagën e rëndë të humbjes së Xhuanës, por edhe me pritjen e gjatë për drejtësi.
Sipas tyre, ende ka shumë pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, ndaj kërkojnë që institucionet përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe pa vonesa, si edhe të bëhet kapja e Eraldo Fizit.
Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Ngjarja tronditi opinionin publik dhe vazhdon të mbetet një plagë e hapur për familjarët dhe qytetarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të saj.



