Vinte baste sportive në lokal, vihet në pranga një person në Tiranë

Vinte baste sportive në lokal, vihet në pranga një person në Tiranë

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, duke vënë në pranga një person.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.  

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy