Sezoni turistik në Vlorë/ Ruçi: Edhe e vetmja hapësirë publike përballë ish-Akademisë së Marinës, u zaptua brenda 24 orëve (VIDEO)

Sezoni turistik në Vlorë/ Ruçi: Edhe e vetmja hapësirë publike përballë ish-Akademisë së Marinës, u zaptua brenda 24 orëve (VIDEO)

Sezoni turistik tashmë ka nisur në Vlorë dhe falë motit të mirë shumë qytetarë dhe turistë të huaj zgjedhin që të pushojnë pranë bregdetit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetari Edi Ruçi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “MCN live” raporton se një ndër problematikat që ngelet është mungesa e plazhit publik në këtë zonë.

 Ai thekson se gjatë monitorimit në plazhin e Lungomares shumë qytetarë i kanë konfirmuar se tashmë mungojnë hapësirat publike në këtë zonë.

Sipas tij, ishte edhe i vetmi plazh publik përballë ish-Akademisë së Marinës në Vlorë, që tashmë dhe ai u zaptua nga privati.

Sa i takon hapësirave publike, dua të nis me faktin se hapësira e vetëm publike që ishte në Vlorë, që nuk ishte zënë dhe ishte falas, tashmë nuk është më.

Bëhet fjalë për plazhin privat përballë ish-Akademisë së Marinës, të cilën e njohin vlonjatët e cila as ajo nuk është më pasi i është dhënë biznesit privat. Ajo është zaptuar gjatë natës dhe të nesërmen pushuesit janë habitur se si kjo hapësirë ishte zaptuar brenda natës. Për miratimin e lejeve është thënë nga bashkia se është përmbajtur 25% e vijës bregdetare, por nëse e vëzhgon me sy të lirë kupton se është e kundërta, mund te jetë një hapësirë publike porse aty nuk pushohet dot, nga kanalet e zeza dhe të bardha.

Pra, në Vlorë, nuk gjen më hapësirë publike për pushuesit të ngulin çadrën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy