Çahet argjinatura e Semanit, përmbytje në Hasturkas, në kërkim dy barinj të zhdukur

Çahet argjinatura e Semanit, përmbytje në Hasturkas, në kërkim dy barinj të zhdukur

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, pjesë e njësisë administrative Libofshë.

Si pasojë e situatës, dy barinj nuk janë gjetur ende dhe dyshohet se kanë mbetur të izoluar në një zonë të hapur me prezencë të lartë uji.

Në një prononcim për mediat, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Civile (AMC), Haki Çako, i cili ndodhet në terren, bëri të ditur se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim-shpëtimit për lokalizimin e dy barinjve.

Sipas Çakos, fillimisht do të përdoret një dron termik për të identifikuar vendndodhjen e tyre. 

Nëse nuk do të ketë rezultate, do të aktivizohen alternativa të tjera, përfshirë përdorimin e helikopterit dhe angazhimin e forcave të ushtrisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy