Maliq, makina përplas për vdekje këmbësoren e mitur

Maliq, makina përplas për vdekje këmbësoren e mitur

Një vajzë e mitur ka humbur jetën në Maliq e përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mësohet se vajza e cila ka mbetur viktimë e aksidentit në Zëmblak, ka zbritur nga një fugon në zonën ku ka ndodhur ngjarja, gjë e cila konfirmohet nga grupi hetimor edhe nga dëshmitarët.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara.

Momentalisht për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore.

Nga të dhënat në vendngjarje shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy