Sigurinë në Aeroport e merr në dorë Komisariati i policisë së Rinasit

Sigurinë në Aeroport e merr në dorë Komisariati i policisë së Rinasit

Nga sot sigurinë në aeroport do ta marrrë përsipër Komisariati i policisë së Rinasit. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, përmes një konference për media:  

"Mbi bazën e Kryeministrit por edhe Ministrit të Brendshëm dhe me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sot. Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil".

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se grabitja e 10 milion eurove në aeroport është një ngjarje tepër e rëndë, sikundër dhe nënvizoi se policia nuk ka gjetur bashkëpunimin e koncesionarit për sigurinë. “Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe ne si polici shteti jemi duke e analizuar. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur zbardhjen e  kësaj ngjarje. Jemi duke punuar dhe për rritjen e parametrave të sigurisë, e cila pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga policia e shtetit për tu kthyer në nivelin e duhur brenda standardeve të BE dhe aeroporte të tjera, në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit " Nënë Tereza": u shpreh Veliu.

Nga ana e tij, zv/ministri i Infrasturkturës dhe energjisë, Artan Shkreli, u shpreh se Policia e shtetit tashmë do të marri në dorë përgjegjësinë në këtë Aeroport:

Kemi dhënë rekomandime për rritjen e sigurisë. Parametrat e sigurisë që janë bërë në pranverë të 2013 do ndryshojnë duke pasur parasysh ngjarjen e djeshme. Do të jetë Policia e Shtetit që do marri përgjegjësi. Koncesionari nuk ka qenë në gjendje të krijojë atë nivel sigurie që kërkohet sot, referuar ngjarjes së mëparshme. Shumë shpejt do të ketë informacione se çfarë ju gjet personit të vrarë. Duhet thënë se ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje në njerëz” , tha zv/ministri Shkreli.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy