
Një person është vënë nën hetim, pasi hapi zjarr drejt një qendre shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin E. K., 56 vjeç, banues në Kraps.
56-vjeçari dyshohet se gjatë natës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit Kraps.
Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



