I vunë zjarrin ullinjve dhe tokave në Belsh e Librazhd, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

I vunë zjarrin ullinjve dhe tokave në Belsh e Librazhd, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

Një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim nê Belsh dhe Librazhd pasi i kanë vënë zjarrin sipërfaqeve me ullinj dhe tokave.

Efektivet e policisë në Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: N.H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,

Ndërkohë në Librazhd, efektivet bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vendin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy