Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai

Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai

Florenc Çapja, ka fituar tërësisht lirinë.

Mësohet se që prej datës 12 korrik 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve ligjore ndaj Florenc Çapjas, duke i dhënë mundësinë elëvizjes së lirë si brenda vendit, ashtu edhe drejt vendeve të tjera.

40-vjeçari vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Florenc Çapja u shpall në kërkim për këtë ngjarje në mars të këtij viti, në të njëjtën ditë kur për të njëjtën vrasje policia arrestoi dhe mban prapa hekurave edhe Ardian Çapjan.

Dy muaj më parë, kur në media u përfol arrestimi në Dubai i Florenc Çapjas, avokati i tij deklaroi se 40-vjeçari ka leje qëndrimi në atë vend dhe do të kërkonte azil politik.

Kujtojmë se në vitin 2016, Florenc Çapja dyshohej të ishte shënjestra e një atentati në periferi të qytetit të Elbasanit, ku pati tre viktima dhe tetë të plagosur mes të cilëve dhe vetë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy