
Një aksident hekurudhor ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gramëz të Krujës.
Një automjet që kalonte mbi shina u përplas nga treni i linjës Tiranë-Durrës.
Për pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit.
Ai është dërguar në spitalin e Krujës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



