
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga Covid-19.
Gjatë kësaj kohe janë kryer 4.785 testime, nga të cilat kanë rezultuar 720 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.
Në total numri i rasteve aktive më koronavirus në Kosovë është 5.678.



