I shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë një person, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë një person, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale Q. H. i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë një person.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.    

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy