13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë

13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë

13 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona” në Prishtinë.

Sipas mjekëvë të QKUK, të lënduarit janë të grupmoshës së mesme dhe aktualisht nuk ka ndonjë fëmijë që po kërkon ndihmë mjekësore.

“Jemi duke i kontrollu, e shikojmë çdo rast me kolegë, kanë djegie, nëpër pjesë të trupit, nëpër fytyrë”, thanë nga QKUK-ja.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Sipas tyre, në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy