
Një 45-vjeçar, ka humbur jetën dje në Skrapar gjatë punës, pasi u zu nga një masiv gurësh, ndërsa nxirrte mermer nga shkëmbi.
Sipas njoftimit mësohet se është proceduar penalisht shtetasi J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash).
Ngjarja ka ndodhur në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në vendin e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, ku gjatë punës ka rrëshqitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën punëtori 45-vjeçar, banues në Çorovodë.



