Pranga kursantit për Patrullë të Përgjithshme, transportonte emigrantë për 3500-5000 euro

Pranga kursantit për Patrullë të Përgjithshme, transportonte emigrantë për 3500-5000 euro

Një kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportonte emigrantë kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht:  

F. U., 29 vjeç, banues në Krujë (kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë). 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.       

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy