U kapën në shtëpi bari në Angli, dënohen 5 të rinjtë shqiptarë

U kapën në shtëpi bari në Angli, dënohen 5 të rinjtë shqiptarë

Gjykata britanike ka dënuar me burg pesë të rinj shqiptare, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, shtetasit shqiptarë kishin ngritur ferma të kanabisit në zonën Bradford dhe South Yorkshire.

Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet e gjysmë; Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg; Armando Sulce, 27 vjeç, me 4 vite burg, ndërsa me nga 12 muaj burg u dënuan edhe Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç. Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç.

Sipas gjykatës, të rinjtë kishin marrë shtëpi me qira dhe mbollën kanabis në dhomat nëntokësore dhe papafingo. Vlera e lëndës narkotike kalonte 500,000 paund. Ata u arrestuan më 7 korrik 2021 nga një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të ‘shtëpive të barit’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy