Kapet vrasësi me pagesë në Shkodër, udhëtoi nga Tirana me automatik 'Scorpion' me silenciator

Kapet vrasësi me pagesë në Shkodër, udhëtoi nga Tirana me automatik 'Scorpion' me silenciator

Një vrasës me pagesë është arrestuar nga policia në Shkodër.

Gentian Bajramaj 48-vjeç kishte udhëtuar nga Tirana në Shkodër me një motor pa targa ndërsa me vete kishte një zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë në një çantë krahu, me të cilën sipas policisë dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

Ai dyshohet se është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë. 48-vjeçari është arrestuar në fshatin Guri i Zi nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

I arrestuari në kuadër të operacionit "Mision i pamundur" është një emër i njohur për drejtësinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për mashtrim dhe dhunë në familje. Policia e Shkodrës në bashkëpunim edhe me prokurorinë vijon hetimet për të zbardhur detaje të reja nga ngjarja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy