Gjirokastër/ Prangoset një person me kanabis sativa, një tjetër procedohet për një aksident

Gjirokastër/ Prangoset një person me kanabis sativa, një tjetër procedohet për një aksident

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Tuneli i Kalasë”, gjatë kontrollit fizik, iu  gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. 

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Labovë e Kryqit-Libohovë”, në vendin e quajtur “Fëngu i Poshtëm”, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është perplasur me automjetin që drejtonte shtetasi F. Z., 59 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar një pasagjere në automjetin që drejtonte 59-vjeçari, shtetasja A. K., 66 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy