OFL në Korçë e Durrës, u dërgon formularin tre trafikantëve të drogës dhe një vrasësi

OFL në Korçë e Durrës, u dërgon formularin tre trafikantëve të drogës dhe një vrasësi

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në qytetin e Korçës dhe Durrësit, ku kërkon deklarimin e pasurisë nga katër persona me precedentë penalë.

Bëhet fjalë për shtetasit Mario Tebexhiku, Arben Shquti, Ledio Çyçllari, Emiljan Gjepali, të cilët do të duhet të deklarojnë burimin e të ardhurave brenda 48 orësh.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

L. Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy