Kokaina nga Ekuadori, Gjykata e Durrësit liron Klajdi Xibrakun

Kokaina nga Ekuadori, Gjykata e Durrësit liron Klajdi Xibrakun

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Klajdi Xibrakun i arrestuar për trafik droge nga Ekuadori. Në kontejnerët e kompanisë Xibrakut iu gjetën 143 kg kokainë.

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Klajdi Xibrakun, me argumentin se ka mungesë provash të mjaftueshme që të faktojnë fajësinë e tij. Më herët Gjykata e Apelit ka liruar edhe pronarin tjetër të kompanisë 'Masabi Fruits', Erjon Peti.

Kujtojmë 143 kg kokainë u kap në portin e Durrësit më 10 prill ku ka qenë skaneri i kontrollit që  zbuloi gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe zbuluar sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës.

Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy