Gjirokastër/ Fugonin plot me emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, dy të arrestuar

Gjirokastër/ Fugonin plot me emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur me 10 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, për 2 shtetas që do të transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga Vendet e Treta, në bashkëpunim me specialistët e AMP Gjirokastër-Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Collaboration".

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë, në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, teksa transportonin drejt Tiranës, me një furgon që drejtohej nga shtetasi E. R., 10 emigrantë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së. 

Në vijim të veprimeve procedurale, nga kontrolli fizik, 48-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy