Zbardhen 5 vjedhje në Kavajë/ Arrestohet 25-vjeçari, procedohet një i mitur

Zbardhen 5 vjedhje në Kavajë/ Arrestohet 25-vjeçari, procedohet një i mitur

Policia e Kavajës ka dokumentuar pesë vjedhje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në qytet. Në pranga është vënë një 25-vjeçar si autor i dyshuar, ndërsa është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi D.B., ndërsa hetohet në gjendje të lirë shtetasi I. J. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të 5 rasteve të vjedhjeve, konkretisht: Më datë 06.01.2021 kanë vjedhur 3 pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit H. A.; Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 televizor në banesën e shtetases M. K.; Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 frigorifer në kioskën e shtetases M. G.; Më datë 18.12.2020 kanë tentuar të vjedhin në mobilierinë në pronësi të shtetasit B. S.; Më datë 20.10.2020 kanë vjedhur disa produkte në lokalin e shtetasit Q. H.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy