Vranë Alket Muhon për pronat/ 37 vite burg për babë e bir në Memaliaj

Vranë Alket Muhon për pronat/ 37 vite burg për babë e bir në Memaliaj

Babë e bir nga Memaliaj janë dënuar me 37 vite burg për vrasjen e kushëririt të tyre për çështje pronash.

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë dënimin për vrasjen e Alket Muhos pas një procesi maratonë që zgjati tre vite.

Alket Muho u gjet i vrarë në 6 shtator 2018 në fshatin Rabijë të Memaliajt. Viktima në atë kohë 43-vjec, kishte marrë 7 plumba dhe ishte qëlluar me  një automatik model 56, nga një distancë e afërt.

Në vendngjarje gjithsesi ishin zhdukur gëzhojat. Organit i akuzës kishte që në fillim dyshime se Alket Muhaj ishte vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie më babë e bir Ethem dhe Dino Muhaj, mirëpo avokati i këtyre personave ishte mbrojtur me pretendimin se klientet e tyre nuk kishin fare në fshat ditën kur ishte gjetur trupi i viktimës Alekt Muho në 6 shtator 2018.

Gjithsesi tanimë babë e bir, do të vuajnë 37 vite burg, konkretisht Ethem Muho 20 vite ndërsa djali i tij Dino Muaj 17 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy