Itali, 36-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje (Emri)

Itali, 36-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje (Emri)

Një 36-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Livorno të Italisë. Viktima është identifikuar si Gazment Bushi, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar, kur i riu shqiptar u përplas nga një makinë tip “Porsche”, teksa ishte duke kaluar rrugën për të blerë një shishe ujë.

Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë e tij. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i mjetit tip “Porsche”, në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.

Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edil Bushi. Sipas mediave italiane, 36-vjeçari u transportua i gjallë në spital, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën. Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy